Në vendin tonë ka një rritje të infektimeve me COVID te fëmijët. Kështu u shpreh mjekja Gjeorgjina Kuli gjatë një konference me Komitetin Teknik të Ekspertëve. Më të prekur mjekja thotë se janë fëmijët mbi 5 vjeç. Sa i përket vaksinimit të fëmijëve, Kuli tha se po funksionon.
“Kemi vënë re një rritje të infektimeve në moshat fëminore veçanërisht mbi moshat 5 vjeç, megjithatë s’ka rritje të numrit të hospitalizimeve apo të rasteve të rënda. Rastet e rënda janë në përqindje të vogël, numri i fataliteteve është zero. Sa i përket vaksinimit të kësaj moshe janë vaksinuar fëmijët me sëmundje kronike autoimun, disa sëmundje metabolike etj, po ecën mirë vaksinimi. Po funksionon dhe po kryhet”, tha ajo.
Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli tha se veçanërisht po vaksinohen fëmijët që kanë sëmundje kronike.
Lexo edhe: Konfirmohet varianti Omicron në Shqipëri
“Sa i përket pyetjes me fëmijët në lidhje me numrin e atyre që janë të vaksinuar mbi 12 vjeç. Mbi 12 vjeç do jenë ata që janë me sëmundje kronike dhe që rrezikojnë më shumë nga COVID. Për të bërë një panoramë më të hollësishme për fëmijët na jep profesoreshë Xhina”.
Lexo edhe: Omicron erdhi në Shqipëri, Eugena Tomini: Vetëm vaksina dhe masat u shpëtojnë
Duke folur për rikonstruktimin e Infektivit, Rakacolli tha se janë përgatitur të gjithë skenarët në rast të shtimit të rasteve me COVID.
“Në kuadër të përmirësimit të strukturave shëndetësore në program të qeverisë tonë është dhe rikonstruksioni i infektivit. Njerëzit kanë nevojë për këtë shërbim që t’u ofrohet me standarde të larta. Natyrisht është menduar mirë që njerëzit që kanë nevojë që vuajnë nga COVID dhe që po trajtohen në spital COVID do jenë te COVID 3. Ne i kemi gati të gjitha skenarët në rast të shtimeve të rasteve do ketë struktura të tjera të gatshme. Infektivi do përballohet nga ambientet e ndërtesës kirurgjikale”.
Lexo edhe: Omicron mbërrin në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve merr vendimin për masat shtrënguese
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka deklaruar sot se në Shqipëri janë konfirmuar 2 raste me Omicron. Megjithatë ekspertët theksuan se në vendin tonë vijon të mbizotërojë varianti Delta. be.k/abcnews.al