Fenerbahçe e Mesut Ozil është pa trajner.
Vitor Pereira në fakt u shkarkua të hënën për shkak të rezultateve të dobëta në javët e fundit, gjë që e uli klubin e Stambollit në pozitën e pestë, 14 pikë prapa liderit Trabzonspor.
Ali Koc, presidenti i Fenerbahçes, ka ndërruar tashmë tetë trajnerë nga viti 2018-2019 dhe duhet të përballet me kritika sidomos për disa zgjedhje të bëra në merkato, me shumë shpenzime të çmendura për lojtarët që nuk performuan siç pritej.
Kështu, numri një kërkon një teknik të nivelit ndërkombëtar, i cili gjithashtu do të rinis projektin e tij në perspektivë, për të shmangur rrezikun e zgjedhjeve: emri i parë në fletore është ai i Joachim Low, i cili më parë ka drejtuar Fenerbahçen në sezonin 1998-99 dhe që nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u rikthyer në punë në Turqi. /abcnews.al/