Prençi në Shkodër: “Bashkitë të deklarojnë fondin e emergjencës”

schedule18:07 - 21 Nëntor, 2017

schedule 18:07 - 21 Nëntor, 2017

Në mbledhjen e Komisionit të Emergjencave Civile në Shkodër, Shemsi Prençi, kërkoi nga të gjitha bashkitë të bëjnë të ditur fondin e emergjencave. Prençi akuzoi edhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve të cilët nuk kanë mjete apo logjistikë për të përballuar situatat e dimrit.

Drejtori i Emergjencave, Shemsi Prençi, ka kërkuar nga të gjitha bashkitë që të deklarojnë fondin e emergjencës. Është e patolerueshme që të mos ketë planifikim dhe në një mot të keq vendi përballet me një situatë të pamenaxhueshme, tha Prençi gjatë mbledhjes se Komisionit te Emergjencave Civile ne Shkodër.
Sipas tij, kompanitë që kanë fituar tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve nuk kanë asnjë mjet për të mbajtur nën kontroll akset nga akulli dhe dëbora.
Drejtori i emergjencave njoftoi se do të ngrihet një grup inspektimi nga shtabet e emergjencave në prefektura për të inspektuar të gjitha akset rrugore. Ky aksion do të bëhet për të kontrolluar bazen logjistike të kompanive, mjetet, rezervat e kripës etj./abcnews.al