Rikonstruktohet qendra shëndetësore e fshatit Spiten në Lezhë

schedule16:25 - 3 Shkurt, 2019

schedule 16:25 - 3 Shkurt, 2019

Qendra shëndetësore e fshatit Spiten në Lezhë i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë. Kushtet e reja mundësojnë një shërbim më cilësor për rreth 2.000 banorë të zonës.

Tani e tutje këtu mund të marrin ndihmë mjekësore të gjithë grupmoshat që nga bebet deri tek mosha e tretë. Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu, i  pranishëm gjatë inaugurimit kërkoi nga personeli mjekësor që të përmirësojnë cilësinë e shërbimit.

Investimi për qendrën e fshatit Spiten u realizua në kuadër të programit të qeverise shqiptare për rehabilitimin e 80 qendrave shëndetësore në gjithë vendin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!