Nga Leontina Nika
Lufta për jetën , beteja e ashpër , frymëzuar nga romani fantastiko-shkencor i Flamur Topit i jep çmimin e parë në edicionin e 6 të novelave grafike ilustratorit David Kryemadhi.
Në fakt puna e tij është realizuar në bashkëpunim me Ilir Topin dhe Florian Bregun. Artisti gjatë marrjes së çmimit kërkoi një vëmendje nga shtëpitë botuese për këtë zhaner.
Ndërkohë që fabula e përzgjedhur për ilustrim është mjaft aktuale edhe pse është shkruar në vitet 70- të .
Anëtarja e jurisë pedagogia e artit dhe artistja Merita Selimi i kërkoi konkurrentëve që të jenë më të kujdesshëm në gjuhën përshkruese të novelës.
Në garë këtë vit ishin 25 konkurrent nga qytetet të ndryshme të Shqipërisë. Me çmime u nderuan 5 prej tyre çmimi i parë David Kryemadhi , Henri Dimo me çmim të dytë, Betina Sharavolli me të tretin, Iris Boshnjaku me çmim të katërt dhe Bartolino Selamaj me çmim të pestë./abcnews.al