Macron, Trump dhe Putin, dëshirojnë largimin e kancelares Merkel

schedule17:53 - 21 Nëntor, 2017

schedule 17:53 - 21 Nëntor, 2017

Liderët e politikës botërore Trump, Makron dhe Putin dëshirojnë largimin e kancelares Anxhela Merkel. Situata e vështirë ku ndodhet kancelarja, prek edhe Bashkimin Europian.

Situata e politike në Gjermani është në fokus të liderve ndërkombëtarë, ata po ndjekin me vemendje zhvillimet e fundit. Udhëheqësit e politikës botërore si Trump, Makron dhe Putin në këtë moment dëshirojnë largimin e kancelares nga drejtimi i Gjermanisë.
Gjatë 12 viteve në pushtet kancelarja e ka drejtuar Gjermaninë për të qënë fuqia më e madhe ekonomike e BE-së. Ajo ka mbështetur edhe refugjatët e luftës, duke e kthyer veten si mbrojtëse e ndërgjegjes europiane, por kjo e ka vënë në qender të kritikës.
Dështimi i bisedimeve për koalicionin që do ta mbante në pushtet e ka futur në krizë. Rezultati mund të jenë zgjedhjet e reja vitin që vjen, ky do të ishte një zhvillim i frikshëm për vetë BE-në. Problemet politike në Europë shikohen si mundësi nga liderët e tjerë botërorë.
Analistët e konsiderojnë Merkel si të vetmen lidere europiane që njeh gjuhën e Putin, por përflasin të shkuarën e tyre komuniste. Ndërsa marrëdhënia me Trump nuk po shkon mire, që nga incidenti në Mars me shtërngimin e duarve dhe konferencen tet-a-tet, asgjë nuk ka ndryshuar. Me presidentin e ri të Francës qëndron në mes ambicja e tij për të qënë ai lidershipi i Europës. Asnjëri nga këto tre liderë nuk do të mërzitej nga largimi i Merkel me gjithë problemt që mund të shkaktonte për BE-në.
Gjermania po përballet me një krizë të thellë politike. Për herë të parë që prej krijimit të Republikës Federale në 1949, vendi nuk ka një shumicë për të qeverisur, dy muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme. Pasi të dielën e 19 nëntorit kancelarja Merkel dështoi të arrinte marrëveshjen mes konservatorëve të CSU bavarezë dhe liberalëve e të gjelber për formimin e qeverisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!