Me një gjuhë të moderuar kundrejt Kosovës është shprehur sot presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë samitit të radhës të “Open Balkan” që u zhvillua në Tiranë. Ai ftoi Kosovën për bashkëpunim për çështjet ekonomike, duke i lënë sipas tij në juridiksionin e Brukselit çështjet politike. Presidenti tha se po donte që të fitonte ça pikë si nacionalist në Serbi, meqë tre muaj më pas janë zgjedhjet, mund të fliste ndryshe por vendosi që të mbante një gjuhë neutrale.
Ne mund të përmendim pikat kufitare. A do ishte më e lehtë për serbët nëse nuk do kishte pika në kufi. Nuk besoj se ka njeri si në Prishtinë Mitrovicë që nuk do binte dakord me këtë që po them unë. Nëse më pyesni nëse do ta kisha problem që ata që shfaqeshin kjo është në juridiksionin në Bruksel, jemi të gatshëm të punojmë bashkë për Ballkanin e Hapur, këtë ftesë bëj edhe për malin e zi, ata që nuk bashkohen në kohë do të humbasin kohë. S’ka nevojë ti lutemi askujt“, tha ai.
Lexo edhe: “Përgjigju në shqip”, gazetari i Maqedonisë së Veriut e “ngacmon”, Vuçiç: Kur ta mësoj gjuhën
Ai ka komentuar djegien e flamujve serbë gjatë protestës së organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër nismës “Open Balkan” ditën e djeshme.
“Dje këshilltarët e mi zyrtarë më thanë që do kthehemi kemi zgjedhje në 3 muaj dhe më thanë se nuk duam të shkojmë në Shqipëri se pati probleme me flamurin, megjithatë të tjerë njerëz e bënë këtë dhe Rama erdhi në Beograd. Nëse çështja është se kush djeg më shumë flamuj jemi kundër kësaj jemi këtu për të ndërtuar ura për të ndërtuar të ardhmen. Njerëzit duhet të jenë të lumtur e të kënaqur me këtë bashkëpunim, miliona fusha bashkëpunimi shtrihen.
Të mos patronizojmë kapriçot e përditshme politike të askujt. Nesër do ketë 3 udhëheqës të tjerë por duhet të drejtojmë vendet tona së pari duke ruajtur paqen. Në Sarajevë ku kam bërë shërbimin ushtarak nuk njihja shqiptarë, por sot kam takuar njerëz të shkëlqyer kam takuar në Ohër në Beograd por duhet tu krijojmë këtë mundësi të rinjve“.
Vuçiç theksoi se me rëndësi është vendosja e urave të komunikimit. be.k/abcnews.al