Presnel Kimpembe nuk po kalon vitin e tij më të mirë në Paris. I indikuar në disa ndeshje të Ligës së Kampionëve, qendërmbrojtësi francez 26-vjeçar mund t’i ketë ditët e numëruara në PSG, sipas ‘L’Équipe’.
Dhe pikërisht Kimpembe është joshur nga ideja për të eksploruar vende të reja dhe kampionate të reja, ndaj interesi i Chelsea-t, i cili ka jehonë, me Thomas Tuchel në krye , vjen në momentin më të mirë.
Ose në rastin më të keq, nga prizmi parizien. Një ‘rival’ më pak për Sergio Ramos, për sa kohë që ai arrin të lërë pas problemet e tij fizike. /abcnews.al