Presidenti rus Putin konfirmoi tërheqjen e vendit të tij nga marrëveshja kundër raketave bërthamore me shtetet e bashkuara të Amerikës. Kreu i Kremlinit deklaroi se nuk do të lejojë që vendi i tij të tërhiqet në një garë të shtrenjtë armatimi..
Edhe Rusia ka pezulluar pjesëmarrjen e saj ndaj traktatit anti raketë që ndalon raketat me rreze të vogël dhe të mesme. Pas tërheqjes së shteteve të bashkuara të amerikës nga marrëveshja e 1987-ës, Vladimir Putin konfirmoi gjatë një takimi me ministrin e mbrojtjes dhe të jashtme që edhe Moska pezullon marrëveshjen e cila mund të anullohet brenda gjashtë muajsh. Sipas raportimeve të agjencisë ruse të lajmeve Tass, presidenti rus ëshët shprehur se duhet dhënë një përgjigje e qartë dhe nëse partnerët amerikanë pezulluan pjesëmarrjen e tyre, atëherë dhe Moska do e bëjë. Kreu i Kremlinit u shpreh se Rusia nuk do të vendosë në gadishmëri raketa tërrezes së mesme dhe të vogël, deri në momentin që shtetet e bashkuara nuk do e bëjnë një gjë të tillë.
Putin theksoi se Rusia nuk do të tërhiqet brenda një gare të shtrenjtë armatimi. Kina nga ana e saj i bëri apel shteteve të bashkuara të amerikës dhe Rusisë që ti qëndrojnë traktatit kundër raketave bërthamore duke paralajmëruar se tërheqja e administratës së Donald Trump, mund të shkaktojë pasoja negative./abcnews.al