Corentin Tolisso kur ishte te Lyon ishte një nga mesfushorët më të kërkuar dhe garën atëherë e fitoi Bayern Munich.
Francezi ka qenë i pafat, pasi dëmtimet e kanë penalizuar shumë dhe tani bavarezët nuk kanë ndërmend të nënshkruajë një kontratë të re.
Nga 1 korriku i vitit 2022 ai mund të nënshkruajë me këdo ekip dhe së fundmi raportohet se për të në garë është futur edhe Real Madrid.
Spanjollët po e shikojnë me kujdes situatën e mesfushorit 27-vjeçar dhe në verë mund të futen në garë për ta marrë me parametra zero.
Emri i Tolisso është lidhur shpesh me klube si Roma e Interi në Serie A. Mbetet të shihet se ku do të firmosë mesfushori. / abcnews.al