Gavi është talenti i radhës që po del te Barcelona. Mesfushori, i cili ka fituar një vend edhe te kombëtarja e Spanjës, është nga lojtarët më pak të paguar.
Marrëveshja aktuale e tij me katalanasit është e vlefshme deri më 30 qershor 2023 dhe te Barcelona po tentojnë të rinovojnë me të.
Në Spanjë zbulojnë se momentalisht Gavi përfiton 100 mijë euro në sezon, një pagë që ka lojtarë që e marrin edhe në Abissnet Superiore.
Për rinovimin e parë të kontratës Gavi përfiton një bonus që varion nga 1.5 milion euro në 2. / abcnews.al
?? QUANT COBRA GAVI AL BARÇA?
? La seva fitxa és de 100.000€
? Té una prima de renovació d'entre 1'5 i 2 milions d'euros
▶️ Via @SiqueRodriguez al #QTJ#FCBlive pic.twitter.com/4uKtMPzzlb
— Què T'hi Jugues (@QueThiJugues) December 20, 2021

