Rikonstruktohet qendra shëndetësore në Tregan të Elbasanit. Në inspektim ishte kreu i grupit paralemntar të Partisë Socialiste Taulant Balla.
“Vetëm në qarkun e Elbasanit janë tetë qendra të reja shëndetësore, një prej të cilave detyrimisht ishte Tregani. Jo vetëm për numrin e madh të banorëve por edhe sepse Tregani, për të gjithë ata që nuk e dinë, është një prej destinacioneve më të rëndësishme turistike për shkak të turizmit balnear që ofron kjo zonë. Vijojmë që në 2019-ën të kemi edhe një paketë tjetër rikonstruksioni qendrash shëndetësore në qarkun e Elbasanit ku synimi është që në të gjitha njësitë administrative të qarkut ne të kemi një shërbim shëndetësor parësor të standardeve më të mira”.
Balla në këtë vizitë shoqërohej nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini dhe Prefekti i Qarkut Gledian Llatja./abcnews.al