Dy anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edit Harxhi dhe Edvin Kulluri, paraqitën në media propozimet e tyre, për ndryshimin e statutit të Partisë Demokratike. Ata synojnë kufizimin e pushtetit të kryetarit, duke i ndarë fuqitë dhe kontrollin përmes tre organeve të pavarura të drejtimit.
Edit Harxhi dhe Edvin Kulluri, dy anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, janë të parët që paraqesin në PD një projekt ndryshimesh statutore.
Ndërsa partia është në proces analize, ata pretendojnë se kanë bërë projektin më të mirë të ndryshimeve statutore, ndërkohë që grupi i Patozit ka paraqitur platformë për ringritje, ndërsa vetë brenda PD-së pritet fundi i analizës.
Në thleb të projekt ndryshimeve është konceptimi i partisë siç funksionon një shtet demokratik me tre pushtete të ndara që kufizojnë dhe fuqinë e kryetarit. Ata janë Kuvendi, Këshilli Kombëtar si organ legjislattiv me dy dhoma dhe Kryesia si organ ekzekutiv.
Po ashtu janë dhe organet e pavarura, gjykata dhe bordi financiar që zgjidhen nga Kuvendi me votë të fshehtë dhe Komisioni i Anëtarësisë dhe Zgjedhjeve, zgjidhet nga Këshilli Kombëtar.
Në Këshillin Kombëtar do të ketë dhe një risi është tjetër është Komiteti i kandidaturave brenda Këshillit Kombëtar, ku merr pjesë dhe kryetari. Ai pret kandidatët që vijnë nga baza për pushtet vendor ose qëndror
Harxhi dhe Kulluri propozojnë reduktim të numrit të anëtarëve në forume, në mënyrë që funksionimi i tyre të jetë efikas. Vendimarrjet e rëndësishme të bëhen nga Këshilli Kombëtar, i cili duhet të mblidhet detyrimisht 4 herë në vit./abcnews.al
https://youtu.be/yAKOijFdqag