Gazetari i “ABC”-së në Vlorë, Elton Nikaj mëson detaje të reja nga atentati që tronditi pasditen e sotme qytetin bregdetar që plagosi rëndë në gjymtyrë 33-vjeçarin Indrit Sadedini.
Garazhi ishte me kamera sigurie dhe shpërthimi është regjistruar.
Eksplozivi ka shpërthyer pasi i riu parkoi makinën dhe po dilte nga garazhi.
Bomba me telekomandë ishte vendosur pranë hyrjes së garazhit dhe ishte mbuluar me një karton që të mos dallohej.
Dyshohet se kamera ka kapur autorin në momentin që vendosi eksplozivin.
Në momentin që Indrit Sadedini doli nga garazhi, autori shtypi butonin duke shpërthyer eksplozivin.
Atentatori ka qenë pranë vendit të ngjarjes dhe ka shtypur butonin kur shënjestra po dilte nga garazhi.
“ABC” solli pamjet e momentit kur i plagosuri transportohet në spital.
Pista e vetme në tryezën e hetuesve për momentin është e kaluara e vlonjatit jashtë vendit ku ka jetuar për disa kohë. Nga sa mësohet i riu nuk ka qenë i dënuar por ka disa precedentë të mëparshëm për shkak të përfshirjes në disa konflikte me persona të tjerë.
Ky është atentati i dytë që i bëhet./ Abcnews.al