Një 33-vjeçar i identifikuar si Indrit Sadedini ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një shpërthimi me eksploziv pasditen e sotme në lagjen “10 Korriku” në Vlorë pranë Lungomares.
Dyshimet e para të policisë janë se 33-vjeçari është bërë shënjestër e një atentati që ka ndodhur përpara në pallati.
Lexo edhe: Shpërthimi me eksploziv në Vlorë, policia jep detaje
I riu është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. m.v/Abcnews.al