Samiti i Diasporës në Tiranë, Majko tregon në ABC News detajet   

schedule21:36 - 1 Shkurt, 2019

schedule 21:36 - 1 Shkurt, 2019

Nga data 28 shkurt deri në 2 Mars zhvillohet në Tiranë samiti i Diasporës në një panel me 4 tema; “Vota si e drejtë, Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm, Identiteti shqiptar dhe Ftesë nga shtëpia juaj”. Për këtë ka folur në studion e ABC News ministri i Diasporës Pandeli Majko i cili dha detaje të agjendës së pritshme.

“Diaspora nuk mbund të jetë në ombrellën e një qeverie. Do jetë një diskutim që ka të bëjë me interesat e saj dhe ne jemi thjesht për ta ndihmuar deri atje ku konsiderohet e dobishme. Është shqetësim, i natyrshëm. Askush prej tyre s’do të flasë më shumë se 5 minuta”.

Sa i përket votës së Diasporës, Majko thekson se të gjitha partitë janë shprehur pro, ndërsa shton s eka një interes mjaft të madh të aplikimit online për pjesëmarrjen në samit.

“Ky nuk do jetë një samit ekspoze. Duhet të jemi ne që duhet t’i dëgjojmë dhe t’u tregojmë se çfarë kemi bërë”.

Në këtë samit do jepet për herë të parë Çmimi ambasadori i Kombit, si edhe Çmimi Shqiponja e artë që do të jepet nga Kryeministri dhe çmime të tjera të dhëna nga Presidenti, Bashkia e Tiranës dhe Bashkia e Lezhës.

Ministri tha se me ndryshimin e legjislacionit të pushtetit lokal do të ketë edhe zyra të posaçme për migracionin dhe Diasporën.

“Po përpiqemi të ndërtojmë mekanizëm afatgjatë sot në parlament diskutohet ndryshimi i ligjit në pushtetin lokal, është marrë opinioni i tyre dhe përfaqësuesve e donatorëve të interesuar për këtë çështje dhe në çdo bashki do ketë zyra të posaçme për migracionin dhe Diasporën. Po punojmë fort dhe ato që do paraqesim në samit do relizojmë disa gjëra”.

Majko ka folur gjithashtu edhe për situatën aktuale në rajon, shkëmbimin e territoreve dhe taksën serbe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!