Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Berisha-Ramës nga Selia Blu:Të jesh i bindur që këtë revolucion nuk e ndalon dhe s’e mposht dot

schedule21:32 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 21:32 - 18 Dhjetor, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke dhënë një deklaratë për mediat përpara Selisë Blu pas mbajtjes së Referendumit ditën e sotme. Berisha u shpreh se Partia Demokratike kaloi krizën më të thellë të saj duke rikthyer standartet e lirisë.

“Unë u them këtyre zotërinjve se PD kaloi krizën më të thellë e kaloi atë duke rikthyer standartet e lirisë. Të mos sillen më si njerëz pa vizion politik, një pjesë e mirë e tyre kanë qenë zyrtar tek unë. Kam pasur vlerësim të madh. Tjetër është zyrtar e tjetër është politikan…Ndryshon edhe gjykimi. Deputeti është i detyruar të gjykojë politikisht. Të mos bëhen instrumente të një skenari më i turpshëm në historinë e Shqipërisë. I di qëndrimet e tyre, por referendumi është një apel i madh për ndërgjegjen e tyre politike..”



Ndërsa nuk munguan dozat e ironisë për kryedemokratin Lulzim Basha, ish-kryeministri iu drejtua edhe kryeministrit Edi Rama të cilit i tha se revolucionin ai as nuk e ndal dhe as nuk e mposht dot.

“Sot PD është shtëpia e lirisë. E patë historinë e turpit të sotëm, si u mblodhën fëmijë e njerëz që s’kanë lidhje me këtë forcë politike. Mos vazhdohet më tutje me këtë skenar. Ky është skenar destabilizues për vendin. I them Ramës i bindur të jesh se këtë revolucion as nuk mund ta ndalosh as nuk mund ta mposhtësh. Me këto që bën duke marrë peng Lul bravë, duke ia mbushur tarracën me punonjës të gardës…ata nuk paguhen për të ruajtur Lul bravën, por për të mbajtur rendin dhe qetësinë. Revolucioni po troket në dyert e kalbura të ndërtesës tënde, mos luaj me pluralizmin.”

Sali Berisha u bëri edhe një herë thirrje demokratëve dhe qytetarëve që të hënën të mblidhen para kryeministrisë në protestën kundër vizitës së presidentit serb Aleksander Vuçiç në Tiranë në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Lideri historik i demokratëve ka sjellë në vëmendje edhe aferën e inceneratorëve për të cilën tha se SPAK po kërkon t’i “vërë kapakun” me arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

“Mega korrupsioni, SPAK-u i partisë kërkon t’i vërë kapakun nga 3 milionë euro të përvetësuara nga hajduti i dobishëm Lefter Koka. E përdori grupi i struktura kriminal për të vjedhur sa të donte vetë. Nuk mbyllet afera 430 milionë euro me 3 milionë euro…” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!