Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka përsëritur dhe njëherë kërkesën e tij për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe të vendosur nga Kosova. Por këtë herë kjo kërkesë vjen në formën e një kushti përfundimtar për rifillimin e dialogut Prishtinë Beograd. Këtë deklaratë Vucic e ka bërë gjatë takimit ambasadorin rus në Beograd, Alekander Cepurin, me të cilin diskutuan për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Të dy politikanët gjithashtu diskutuan edhe për situatën në rajon, raportet Prishtinë-Beograd e çështje të tjera. /abcnews.al