Miratohen dy vendime të “Open Balkan”, hyn në fuqi identifikimi elektronik në dogana dhe tregu i lirë i punës

schedule17:14 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 17:14 - 17 Dhjetor, 2021

Këshilli i Ministrave është mbledhur  për herë të dytë brenda kësaj jave duke miratuar dy vendime në lidhje me lëvizjen në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Qeveria ka miratuar marrëveshjen e skemave për identifikim elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor.

Në një vendim të dytë po gjatë mbledhjes së sotme, këshillimi i ministrave ka miratuar marrëveshjen për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja për akses në tregun e lirë të punës është aktualisht në fuqi mes Shqipërisë dhe Kosovës ndërkohë që me vendimin e ri, zgjerohet “rrethi” duke përfshirë edhe me 2 vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë në kuadër të nismës Ballkani i Hapur.

Ky vendim vjen tre ditë para takimit të radhës së kësaj iniciative, që do të mbahet në Tiranë në datat 20 dhe 21 Dhjetor.

Vendimet

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, PËR NDËRLIDHJEN E SKEMAVE PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, PËR KUSHTET PËR AKSES TË LIRË NË TREGUN E PUNËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!