Shoferët e pabindur nuk u shpëtojnë radarëve dhe makinës së inteligjencës, 40 të arrestuar

schedule15:13 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 15:13 - 17 Dhjetor, 2021

Rrugorja vijon aksionin e saj për të rritur sigurinë rrugore në rrugë, ku vetëm gjatë kësaj janë janë hequr 40 patenta.

Policia bën me dije se gjatë aksioneve të kësaj jave nga makina inteligjente dhe radarët janë evidentuar duke qarkulluar me shpejtësi deri në dyfishin e normës së lejuar, 1779 drejtues mjetesh. Për 102 prej tyre është marrë masa e pezullimit të lejes së drejtimit nga 1 muaj deri në 16 muaj.

Gjithashtu janë vënë në pranga 40 shoferë nga të cilët 19 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 21 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Njoftimi i plotë:

Masa të shtuara gjatë fundjavës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Duke marrë parasysh se fluksi i lëvizjeve është më i lartë në fundjavë, në akset rrugore nacionale, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash shtesë.

Në të gjitha akset rrugore nacionale, urbane dhe rurale, do të ketë prezencë të shtuar të shërbimeve policore, kryesisht të Policisë Rrugore, me mbështetje nga Patrullat e Përgjithshme dhe forcat “Shqiponja”.

Gjatë javës, shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme në të gjithë vendin, kanë vijuar kontrollet intensive duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Makina inteligjente dhe radarët monitorojnë qarkullimin rrugor në të gjithë territorin e vendit, duke evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilët krahas shpejtësisë, qarkullojnë edhe pa vendosur rripin e sigurimit apo duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Gjatë kësaj jave, nga makina inteligjente dhe radarët janë evidentuar duke qarkulluar me shpejtësi deri në dyfishin e normës së lejuar, 1779 drejtues mjetesh. Për 102 prej tyre është marrë masa e pezullimit të lejes së drejtimit nga 1 muaj deri në 16 muaj.

Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 3987 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Janë pezulluar 40 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 14 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 40 drejtues mjetesh, nga të cilët 19 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 21 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!