Kristi Vangjeli e mbyll me futbollin e luajtur. Mbrojtësi korçar para pak ditësh u largua nga Prishtina, ku nuk kanë munguar problemet financiare këtë sezon.
Vangjeli, sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, është shfaqur ditën e sotme në stërvitjen e Tiranës dhe do të jetë pjesë e bardhebluve në vazhdim.
Sipas gazetës në fjalë, korçari do të jetë zëvendëstrajner te Tirana. Deri më tani atë post e ka mbajtur Erbim Fagu, i cili drejton edhe skuadrën e 21-vjeccarëve. / abcnews.al