Nisi me ushtrinë, kronologjia e inceneratorit të Elbasanit dhe skema që çoi pas hekurave Kokën

schedule21:31 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 21:31 - 16 Dhjetor, 2021

Gjykata e Posaçme la sot në burg Lefter Kokën, i cili përfundoi pas hekurave për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Ish-ministri mohoi akuzat para gjykatës duke deklaruar se “kam respektuar ligjin”.

Gazetari Adi Darsi përgatiti të gjithë kronologjinë si nisi puna për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit. Lëvizja nisi në 8 shkurt të vitit 2014 kur doli ushtria në rrugë për të pastruar plehrat dhe kryetari i bashkisë së Elbasanit asokohe Qazim Sejdini kërkoi shpalljen e gjendjes së emergjencës.

Kjo solli më pas nisjen e projekteve, komisionet e vlerësimit dhe miratimet e kontratave koncesionare dhe që konkludon me arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka në datë 14 Dhjetor. Gjithashtu gazetari i emisionit “Log.” Adi Darsi bazuar në hetimet dhe akuzat që ngriti SPAK-u tregon skemën e funksionimit dhe miratimit të koncesionit.

Avokati i Lefter Kokës, Fatmir Braka tha se Koka mbajti qëndrimin e tij në seancë se është krejtësisht i pafajshëm. Kallëzimi është politik” tha ai.

N/kryetari i PD-së Enkelejd Alibeaj u shpreh sonte në “Log.” se ky është vetëm fillimi i kësaj çështje dhe se fundi do të jetë shumë i gjatë, ndërsa kishte një përgjigje edhe për avokatin. “Në këtë presion pozitiv ndaj drejtësisë, në fakt duhet të ishte vetë drejtësia që të vepronte pa pritur kambanat e alarmit. Por më mirë vonë se kurrë.

Kam qenë vetë avokat, kam simpati, sepse janë në të drejtën e tyre, por nuk e ndaj atë që kolegu im i dikurshëm Braka ka thënë që është kallëzim politik. Po, PD, LSI, Nisma Thurje kanë bërë kallëzim.

Ligji nuk njeh kush bën kallëzim, dera e drejtësisë duhet të jetë e hapur për të gjithë. Besoj se kjo duhet të ishte linja e drejtë e mbrojtjes” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!