“Sot kohë me diell”, Artan Hoxha zgjedh Durrësin: Një kamera e ndjek nga pas teksa ngjit shkallët

schedule11:56 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 11:56 - 16 Dhjetor, 2021

Gazetari i ABC, Artan Hoxha ka publikuar një video nga prokuroria e Durrësit ku është paraqitur pasi ishte thirrur prej tyre.

Hoxha shkruan në Facebook se kishte dy thirrje, një nga prokuroria e Elbasanit dhe një nga ajo e Durrësit, por duke qenë se koha ishte me diell sipas tij, kishte zgjedhur të shkonte tek ajo e fundit.

“Ditet e fundit kisha dy thirrje për t’u paraqitur në prokurorinë e Durresit dhe të Elbasanit.

Meqe koha është me diell, thashë të zgjedh prokurorinë e Durresit, ku i dihet mbase jemi me kembë të mbarë…”, shkruan Hoxha.

Gazetari i ABC ka bërë mjaft deklarata të bujshme gjatë kohëve të fundit në lidhje me krimin e organizuar dhe mpleksjen mes krimit dhe politikës duke qenë një ndër figurat mediatike që shoqërohet me kuriozitet të madh online. /abcnews.al