“Ballkani i Hapur”, zbulohet data e takimit, kur vijnë Vuçiç e Zaev në Tiranë

schedule09:42 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 09:42 - 16 Dhjetor, 2021

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të jetë në Tiranë në datat 20 dhe 21 dhjetor për një takim të nismës rajonale të Ballkanit të Hapur.

Mediat serbe shkruajnë se në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Takimi i mëparshëm në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” është mbajtur në fillim të nëntorit në Beograd. Presidenti Vuçiç më pas bëri të ditur se takimi i radhës do të mbahet në Tiranë në gjysmën e dytë të dhjetorit, ku siç pritej do të mund të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës.

Kjo marrëveshje do të nënkuptonte që një leje pune e lëshuar në cilindo nga këto tre vende është e vlefshme për të gjithë anëtarët e nismës, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.

./abcnews.al/