Drejtuesja e Kadastrës së Durrësit ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.
Gazetari i “ABC” Leonidha Musai raporton se Rajmonda Dashi ka dhënë dorëheqjen pasi sipas informacioneve nga burimet, kjo i është kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i Kadastrave, Artan Lame.
Përkohësisht drejtuese e kadastrës së qytetit bregdetar do të jetë zv.drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Risena Xhaja.
Xhaja do të mbajë postin deri në kryerjen e procedurave të konkurrimit për postin e drejtuesit të të Kadastrës në Durrës dhe gjetjen e një drejtuesi tjetër./ Abcnews.al