Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Problemet me pronësinë, plagë e vjetër”/ Rama: BE po na financon, deri në 2028 do kemi kadastrën digjitale

schedule16:27 - 9 Qershor, 2026

schedule 16:27 - 9 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur pyetjes së një prej gazetarëve të BE-së, ka adresuar çështjen e nxehtë të pronave në Zvërnec, duke e cilësuar historinë e pronësisë si plagën më të trishtë të tranzicionit demokratik.

Kreu i qeverisë shpjegoi se problemet aktuale e kanë zanafillën te keqpërdorimi i titujve pas rënies së komunizmit dhe mbivendosjet që krijoi ligji i vitit 1991. Sipas tij, situata në këtë zonë të bregdetit nuk është një rast i izoluar, por pasojë e konflikteve ligjore pa mbarim që kanë zgjatur për dekada.

Si zgjidhje për këtë ngatërresë, Rama njoftoi se me mbështetjen e BE-së po punohet për digjitalizimin e plotë të kadastrës, proces që synohet të përmbyllet brenda vitit 2028 për t’u dhënë fund problemeve të pronësisë.



“Po hapni një plagë të madhe këtu, sepse kjo është historia më e trishtë e kësaj rrugës sonë për t’u bërë një vend demokratik. Regjimi që patëm ishte më i pamëshirshmi dhe regjimi më izolacionist në të gjitha regjimet komuniste sa i takon edhe pronës. Ka diçka që regjimi nuk e bëri, nuk shkatërroi titujt e vjetër të pronësisë, i mbajtën të gjitha në kuti shumë të sigurta metalike. Ajo se çfarë ndodhi me rënien e regjimit ishte që u hapën dhe u keqpërdorën tej mase.

Shumica e titujve u shkatërruan dhe shumë të tjerë u zëvendësuan me tituj të rremë. Ajo se çfarë ndodhi në realitet ishte shumë më herët se sa në Poloni. Të gjithë duhet të jetonin ku e caktonin, bazuar në një plan të madh të aftësive dhe të krahut të punës. Mund të lëvizje dhe të merrje autobusin, por nuk mund të jetoje në një vend tjetër, nga ai që ishte caktuar. Shumë njerëz lëvizën drejt Italisë, Greqisë, shumë të tjerët lëvizën në zonat urbane.

Për 10 vjet pas regjimit komunist numri i popullsisë në Tiranë u dyfishua dhe duke u trefishuar. Zunë tokë ku mundën, me tenda të vogla në fillim. Kjo krijoi një tjetër shtresë pronësie, pra kishim ish-pronarët, pastaj në ’91-shin Parlamenti nxori një ligj, aktin e përdorimit të tokës. Kjo krijoi shumë tensione dhe probleme. Ajo çka ka ndodhur me pronarin në Zvërnec nuk është e veçuar, janë të ndodhura shumë, edhe në bregdet. Kjo më pas shkon pas proceseve ligjore pa mbarim. Po digjitalizojmë kadastrën, kemi mbështetje financiare nga BE dhe po e mbyllim këtë hendek. Synojmë që deri në vitin 2028 të kemi një kadastër të digjitalizuar, të paktën nuk do të kemi probleme pronësie”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!