Loti i parë i Unazës së Re, Qato: Rihapet gara për tenderin

schedule12:44 - 31 Janar, 2019

schedule 12:44 - 31 Janar, 2019

Asnjë prej kompanive që kanë paraqitur ofertë për të realizuar lotin e parë të Unazës së Re nuk plotëson kriteret e kërkuara. Në daljen e parë publike si drejtore e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato bëri të ditur këtë vendim të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Gara do rihapet, ndërsa puna për lotet e tjera vazhdon pasi projekti i Unazës së Re mbetet prioritar për kryeqytetin, tha Qato.


Në një konferencë për shtyp, Qato tha se  “asnjëra prej kompanive, të cilat gëzojnë të gjithë respektin tonë për emrin dhe bagazhin e tyre në fushën e infrastrukturës rrugore, nuk është paraqitur me dokumentacion të përputhur me kriteret e vendosura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Ja përse sot, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka komunikuar kompanive ofertuese vendimin për skualifikimin e ofertave të paraqitura për mospërputhje me kriteret e përcaktuara në dokumentet e garës.

Tenderi i mëparshëm për lotin e parë të Unazës së Re, u anulua nga ARRSH pas mashtrimit të zbuluar të kompanisë fituese “DH Albania”./abcnews.al