Sergio Aguero i dha lamtumirën mes lotësh futbollit të luajtur në një konferencë të mbajtur mesditën e sotme në “Camp Nou”.
Ky vendim nga sulmuesi argjentinas erdhi si pasojë e problemeve me zemrën që ka shquar para 1 muaji, ku Aguero theksoi se ishte një nga vendimet më të vështira të jetës së tij.
Menjëherë ka reaguar në rrjetet sociale edhe ish-klubi i tij, Manchester City.
“Mbreti Kun. Të gjithë në Manchester City dëshirojnë të shfrytëzojnë këtë rast për të falënderuar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në suksesin tonë gjatë dekadës së fundit dhe i urojmë suksese në pension”, poston klubi.
King Kun.
Everyone at Manchester City would like to take this opportunity to thank @aguerosergiokun for his incredible contribution to our success over the last decade and wish him well in his retirement ? pic.twitter.com/AgMWXZtPZ8
— Manchester City (@ManCity) December 15, 2021
/f.a/abcnews.al