Një pako e dyshimtë e gjetur para një lokali në lagjen “Pavarësia” në Vlorë mëngjesin e sotëm, ka shkaktuar panik. Pakoja e dyshimte u konstatua në hyrjen e një bar-kafeje në rrugën e “Çipajve”.
Nga informacionet paraprake, pakoja e dyshuar kishte 200 gram eksploziv me fitil. Ekspertët kanë kryer c’aktivizimin dhe largimin e pakos nga hyrja e lokalit, ndërsa policia ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes e autorët e dyshuar./abcnews.al