Nuk është varësja, Bora ruan ende një kujtim nga Donaldi pavarësisht gjithçkaje

schedule20:20 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 20:20 - 14 Dhjetor, 2021

Bora Zemani ka qenë një ndër personazhet më të komentuar për shkak të raportit me Donald Veshaj. Ndërsa shumë ndjekës bënin tifo që ata të ribashkoheshin pas daljes së Donaldit nga shtëpia e Big Brother, ky i fundit nisi një lidhje me banoren tjetër, Beatrix Ramosaj.

Por pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur, Bora duket se ende e ruan një kujtim të ish partnerit në shtëpinë e saj. Ajo ka publikuar një video duke shprehur falenderimet për lulet që i kanë dërguar pas daljes nga spitali, por ajo që është vënë re është piktura e Donaldit, të realizuar një vit më parë.

Kujtojmë që dhe Bora reagoi pas kritikave të ashpra që iu drejtuan Donaldit pasi u lidh me Beatrixin. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ajo iu kërkonte njerëzve që të mos e dënonin dhe kryqëzonin pasi Donaldi ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!