Që nga 1 janari 7400 biznese do të duhet të sigurojnë energjinë elektrike individualisht. Pavarësisht kërkesës që u është bërë bizneseve për të dalë në treg të lirë ekspertët theksojnë se ende nuk është vënë në funksion sistemi dhe nuk janë të qartë si do të veprohet.
Eksperti Eduard Elezi thekson se përballja e biznese me çmimet e tregut të lirë do të jetë një barrë e madhe për këto kompani, pasi çmimi që aktualisht ato paguajnë për këtë produkt minimalisht do të dyfishohet.
Kostot e bizneseve nga energjia arrijnë në mbi 30% dhe kjo do të reflektohet direkt në rritjen e çmimeve për qytetarët.
Nxjerrja e bizneseve në një kohë të tillë në treg të lirë vlerësohet si masë e shpejtuar e ardhur si pasojë e keqmenaxhimit. Eduard Gjokutaj sugjeron se ky nuk është momenti i duhur pasi bizneset janë ende në pandemi.
Qeveria ka paralajmëruar më herët se tarifat e abonentëve familjarë nuk do të ndryshojnë dhe do vijojnë të mbeten 9.5 lekë për kilovat për familjarët ndërsa për 176 mijë biznese të vogla 14 lekë për kilovat.
Ndërkohë për biznesin e madh që nga 1 janari faturimi nga OSHEE do të jetë në bazë të çmimeve të energjisë në bursë nëse nuk e sigurojnë atë individualisht. Pas dy vitesh është paralajmëruar shkëputje e tyre nga sistemi. / Abcnews.al