Vetëm 8 raste të reja dhe një viktimë është shënuar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid në Kosovë.
Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë bën me dije se nga 1.742 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjithashtu në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar 16 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157.914 persona.
Ndërkohë vijojnë të jenë aktiv me Covid 314 pacientë./abcnews.al