Vuçiç: Serbia nuk dëshiron bashkimin me Republikën Serbe të Bosnjës

schedule14:05 - 21 Nëntor, 2017

schedule 14:05 - 21 Nëntor, 2017

Qeveria e kryeministrit serb Aleksandër Vucic ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të serbëve të Bosnje e Hercegovinës, duke bërë të qartë se Beogradi nuk dëshiron bashkimin me Republikën Serbe atje.

Serbia nuk dëshiron të bashkohet me republikën serbe të Bosnje e Hercegovinës, ka qenë ky reagimi i qeverisë së kryeministrit Vucic me anë të një deklarate të publikuar nga mediat serbe

Qeveria serbe u pyet nga gazetarët për hartën e Ballkanit Perëndimor e bërë publike nga presidenti i serbëve në Bosnje e Hercegovinë Milorad Dodik, gjatë një interviste për Deutsche velle. Dodik vizatoi atë që sipas tij do të ishte harta e Serbisë së madhe ku përfshihet dhe republika serbe e Bosnje e Hercegovinës dhe një pjesë të veriut të Kosovës.

Ekzekutivi i Vucic u shpreh për të përditshmen Danas se Serbia është e vetmja pengesë për ndarjen e Republikës serbe nga Bosnje dhe se vetë DOdik e kishte pranuar një gjë të tillë. Ky i fundit shtoi se mbajtja e një referendumi për pavarësinë nuk ishte aktualisht në programin e institucioneve, por sipas tij Bosnja e Hercegovina nuk do të vazhdojë  të rezistojë dhe për shumë kohë në kufijtë e saj aktualë. Dodik argumentoi se Bosnje e Hercegovinë është një shtet i dështuar ku serbët që jetojnë aty nuk kanë asnjë alternativë. Por gjithësesi ai këmbënguli se në rastin e parë që do ti jepej mundësia për mbajtjen e një referendumi për shkëputje, ai do ta realizonte./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!