Nga arratia, ish-shefi i Policisë së Vlorës, Jaeld Cela, i akuzuar si garantor i grupit të “Habilajve” kërkon mbylljen e hetimit. Përmes avokatit, ai kundështoi në gjykatë shtyrjen e hetimit. Ndërkohë në 6 shkurt, Krimet e Rënda pritet të shqyrtojnë kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kundër zgjatjes së afatit të hetimit.
Nga arratia ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit ka kundështuar zgjatjen e afatit të hetimit ndaj tij. Përmes avokatit të tij, Çela i kërkoi gjykatës të shfuqizonte vendimin e prokurorisë për shtyrjen e afatit dhe të vendoste përfundimin e hetimit.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura me kërkesë të prokurorit Dritan Prenci, me argumentin e ruajtjes së sekretit hetimor. Burime të rezervuara bënë me dije se prokurori kërkoi rrëzimin e kërkesës. Pas njohjes me pretendimet e palëve, gjykata shtyu seancën për në 11 Shkurt.
Nga ana tjetër në 6 shkuar një tjetër trupë gjykuese pritet të shqyrtojë ankimin e bërë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kundër zgjatjes së afatit. Sipas Tahirit, vendimi i datës 17 janar 2019 për zgjatjen e hetimit është i pabazuar në ligj dhe në prova dhe ka si qëllim zvarritjen e hetimit dhe vonimin e dhënies së drejtësisë.
Përveç ish-ministrit Tahiri dhe ish-shefit të Policisë së Vlorës, Jaeld Ccela, prokuroria nuk ka përfunduar hetimin as për dy ish-zyrtarët e tjerë të policisë të shpallur në kërkim, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila. Sipas prokurorisë për Krimet e Rënda, ata kanë mbështetur dhe bashkëpunuar me anëtarët e grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. /abcnews.al