Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sondazhi: Ndikimi e presidentit Trump mbi Partinë Republikane dobësohet pas humbjes në zgjedhjet e mesmandatit

schedule07:50 - 12 Nëntor, 2026

schedule 07:50 - 12 Nëntor, 2026

Ndikimi i presidentit amerikan Donald Trump mbi Partinë Republikane duket se po zbehet pas humbjeve të thella të partisë në zgjedhjet e mesmandatit, ndërsa dy të tretat e amerikanëve thonë se ai ka humbur të paktën një pjesë të fuqisë së tij politike, sipas një sondazhi të ri të Politico-s,

Sondazhi, i realizuar gjatë javës pas ditës së zgjedhjeve, zbuloi se 83 për qind e votuesve demokratë dhe 57 për qind e atyre republikanë besojnë se ndikimi i Trumpit brenda partisë është dobësuar. Edhe në mesin e mbështetësve të tij besnikë të lëvizjes MAGA, vetëm 40 për qind kanë thënë se ai ruan të njëjtin nivel pushteti si më parë.

Gjetjet tregojnë se po shtohen pikëpyetjet për udhëheqjen e Trumpit, ndërsa ai hyn në dy vitet e fundit të mandatit presidencial, me Demokratët që përgatiten të marrin kontrollin e Kongresit dhe Republikanët që përballen me presion për të rishqyrtuar drejtimin e tyre politik.



Më shumë se gjysma e amerikanëve, 53 për qind, kanë thënë se humbjet e Republikanëve në të dyja dhomat e Kongresit javën e kaluar lidhen me veprimet e Trumpit që nga rikthimi i tij në detyrë. Kjo përqindje përfshinte edhe 33 për qind të të anketuarve nga lëvizja MAGA.

Votuesit kanë identifikuar koston e jetesës si faktorin kryesor pas fitores së Demokratëve, të cilin e kanë përmendur 42 për qind e të anketuarve. Lufta me Iranin ka pasuar me 30 për qind, ndërsa sjellja personale e Trumpit është përmendur nga 27 për qind.

Sondazhi ka zbuluar gjithashtu ndarje lidhur me të ardhmen e partisë. Ndërsa 56 për qind e amerikanëve besojnë se Republikanët duhet të distancohen nga Trumpi dhe agjenda e tij, 59 për qind e votuesve të MAGA-s dëshirojnë që partia të afrohet edhe më shumë me të.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!