Donte të kalonte kufirin me para pa certifikatën e vaksinimit, kapet shqiptari në Vermicë

schedule10:23 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 10:23 - 13 Dhjetor, 2021

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një shqiptar i cili kërkoi që të manipulonte efektivët e policisë për të kaluar pa certifikatë vaksinimi.

Ndalimi i tij është bërë në pikën e kalimit kufitar në Vermicë, ku i dyshuari ka vendosur shumën prej 50 eurove në brendi të dokumenteve, duke tentuar kështu të futet nga Shqipëria në Kosovë pa dëshmi të vaksinës anti-COVID.

“PKK. Vermicë, 12.12.2021-20:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti gjatë prezantimit të dokumenteve për kontroll, në brendi kishte vendos një kartëmonedhë prej 50€ me qëllim që i njëjti të kaloj kufirin Shqipëri – Kosovë në mungesë të vaksinave  ( ishte i pa vaksinuar). I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!