Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe të borës që kanë përfshirë vendin tonë ditët e fundit.
Kreu i qeverisë ka zgjedhur që në profilin e tij në Facebook të shpërndajë video nga terreni ku ka qenë ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako.
Fieri dhe Vlora janë dhe dy qarqet që kanë paraqitur më shumë probleme sa i përket përmbytjeve.
“Në terren me të gjitha kapacitetet dhe pa ndërprerje, në zonën e prekur nga dalja e Vjosës prej shtratit të saj, si pasojë e reshjeve intensive”, shkruan Rama. /abcnews.al