“Çdo vit e njëjta situate”, banesat nën ujë në Ferras, mbërrijnë forcat e Ushtrisë

schedule11:09 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 11:09 - 12 Dhjetor, 2021

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë fundjavës kanë bërë që lumi Vjosa të dalë nga shtrati dhe për pasojë të përmbyten disa banesa në Çerven dhe Ferras. Deri më tani Emergjencat Civile kanë evakuuar dy familje në Çerven, banesat e të cilave ndodhen në shtratin e lumit.

Ndërkohë në gatishmëri janë vënë edhe Forcat e Ushtrisë dhe pritet që të evakuohen disa familje në Ferras. Prurjet janë të konsiderueshme, por mendohet që pas mesdite niveli i ujit të bjerë.

Banorët shprehen se kjo nuk është hera e parë që shtëpitë e tyre përmbyten.

“Çdo vit  kjo punë është. Edhe para tre vitesh u mbytëm dy orë. Erdhi që në 03.30 brenda. Komplet brenda uji.”  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!