Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi i është bashkuar Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha në stadiumin “Air Albania”. Në nisje të Kuvendit, Olldashi është parë duke dalë nga ambientet e stadiumit.
I kontaktuar nga gazetarja e Abcnews.al Mimoza Vraja ai ka treguar se largimi ka qenë i momentit për të parkuar automjetin dhe më pas është kthyer sërish për t’iu bashkuar demokratëve.
https://youtu.be/9fkCWTAfJuM
Mes të rinjve që i janë bashkuar sot Kuvendit, është edhe djali i vogël i Azem Hajdarit që mban emrin e të atit. Ai është parë në krah të Berishës. /Abcnews.al