Longo: Sot nuk e merituam humbjen. Penalltia? Mjaft me sulme ndaj lojtarëve!

schedule16:34 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 16:34 - 9 Dhjetor, 2021

Kukësi u mposht nga Laçi me shifrat 2-1, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të kategorisë superiore.

Kukësi shpërdoroi edhe një 11-metërsh, me Hilën i cili gaboi nga pika e bardhe e penalltisë.

Pas ndeshjes trajneri Diego Longo është shprehur shumë i zhgënjyer me rezultatin, ku sipas teknikut italian, skuadra e tij nuk e meritonte humbjen.

“Jam i mërzitur, jam shumë i zhgënjyer. Duhet të mësojmë nga kjo humbje, të nxjerrim leksione. Goli i anuluar? Ky është gol, është gol i pastër.

Kukësi? Deri pak orë më parë po sulmonim të gjithë pse thashë që ky ekip nuk krahasohet me Tiranën, ndërsa tani ndodh e kundërta.

Ishte goli ai, do shkonte ndeshja në barazim 2-2 nëse do shënonim edhe penalltinë, ndeshja do të përfundonte 3-2 për ne.

Penalltia? Nuk kam koment, Hila mori përgjegjësi dhe gaboi, kaq. Nëse doni të gjeni një përgjegjës për këtë ndeshje, ai jam unë. Mjaft me sulme ndaj lojtarëve. Ka pesë muaj që flitet për mbrojtjen tonë, ndërsa deri përpara ndeshjes së sotme ishim mbrojtja e tretë më e mirë e kampionatit. Nuk kam asgjë nëse më sulmojnë mua, thjesht dua të gjejmë një balancë, të dimë kush jemi. Sot nuk e merituam humbjen.

Goli i parë? Nuk gaboi Lulaj, ai ka eksperiencë të madhe, problemi lidhet me qasjen dhe nisjen e ndeshjes nga ana jonë. Është një gabim foshnjarak, jo i mbrojtjes.

Nuk është problemi që kemi siguri të tepërt, është qasja e gabuar falë së cilës pësuam dy gola në minutat e para”, deklaroi Longo.

/f.a/abcnews.al