SHBA sanksionone në veri të Kosovës, Yuri Kim: Është koha për të ndaluar, merrni parasysh pasojat

schedule17:52 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 17:52 - 8 Dhjetor, 2021

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka dhënë të tjera detaje lidhur me planin strategjik të Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin. Në një postim në rrjetet sociale, Kim shprehet se qeveria amerikane do të intensifikojë hapat, teksa SHBA bëri me dije sanksionet e vendosura për grupin në veri të Kosovës.

“Me urdhër ekzekutiv të Biden, qeveria amerikane do të intensifikojë hapat për të zbuluar përgjegjësit, ata që janë të përfshirë në korrupsion ose minojnë demokracinë”, shkruan diplomatja ndër të tjera.

“Vendime si ky ndonjëherë kërkojnë vite për t’u ndërmarrë, por kur ndodhin ato janë shkatërruese. Nëse jeni të përfshirë në korrupsion ose përpjekje për të minuar demokracinë, tani është koha e mirë për të ndaluar dhe për të marrë parasysh pasojat”, shkruan ajo më tej.

Lexo edhe: SHBA godet krimin e organizuar në Veri të Kosovës, sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviçit

Deklarata e Yuri Kim vjen pasi sot, Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka targetuar rrjetet e korrupsionit disa shtete të Evropës, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviçin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!