Irlanda ka miratuar vaksinimin e fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç. Rreth 480,000 fëmijë të shkollave fillore në Republikën Irlandeze do të mund të vaksinohen kundër Covid. Fushata e imunizimit pritet të fillojë në janar.
Rikujtojmë se Irlanda filloi vaksinimin e fëmijëve të moshës 12 deri në 15 vjeç në gusht. Vendimi për vaksinimin e kësaj grupmoshe erdhi pas rritjes së rasteve kryesisht në mesin e fëmijëve.
Irlanda ka regjistruar 602,726 raste dhe 5,707 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al