Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka nderuar sot bustin e vendosur në Prishtinë të ish-senatorit amerikan njëherazi ish-kandidat për president të SHBA Bob Dole, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë.
Haradinaj propozon që institucionet të shpallin ditë zie në nderim të tij.
“Përulje me respekt para veprës heroike të Senatorit Bob Dole. Propozoj që institucionet e Kosovës, të shpallin ditë zie në nderim të tij”, shkruan ai. /Abcnews.al