Gjatë orëve të natës në fshatin Zenisht të Matit është dëmtuar kabina elektrike. Policia bën me dije se persona të paidentifikuar ende kanë rrëzuar në tokë transformatorin duke çmontuar bobinat dhe kanë vjedhur 100 litra vaj.
“Më datë 06.12.2021, gjatë orëve të natës, në fshatin Zenisht, Bashkia Mat, është dëmtuar kabina eletrike, ku persona të pa indentifikuar ,kanë rrëzuar në tokë transformatorin ,kanë çmontuar bobinat dhe vjedhur rreth 100 litra vaj. Po punohet intensivisht për indentifikimin dhe kapjen e autorëve .
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme”, njofton policia. m.v/Abcnews.al