Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Breshëri plumbash drejt një makine të parkuar në Mat, autorët djegin mjetin e tyre në Urakë

schedule10:28 - 13 Shtator, 2026

schedule 10:28 - 13 Shtator, 2026

Një automjet është gjetur i djegur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në njësinë administrative Urak, në Bashkinë Mat.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se automjeti i përket autorëve që kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një tjetër makine. Mësohet se ndaj automjetit janë qëlluar mbi 30 plumba.

“Më datë 12.09.2026, rreth orës 23:10, në fshatin Urakë, Njësia Administrative Rukaj, Bashkia Mat, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetases S. Ll. (bashkëshortja e shtetasit A. Ll.), i parkuar në oborrin e banesës. Nga të shtënat janë shkaktuar dëmtime materiale vetëm në automjetin tip “Audi”, njofton policia.



Deri në këto momente, nuk raportohet për persona të plagosur apo viktima.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!