Kukësi ka arritur të mbyllë me shifrat 2-0 takimin kundër Kastriotit.
Goli i parë është shënuar nga Feijiao në minutën e 22, minutë e cila ishte “ e treta e vërteta” për Feijao i cili ndëshkon Kastriotin. Sulmuesi brazilian tregohet i saktë në goditjen me kokë brenda zonës duke mos i lënë asnjë shans portierit Vata.
Ndërsa në minutën e 42 vjen dhe goli i dytë nga Milunovic i cili dyfishon shifrat për verilindorët. Gjelbërim Taipi asiston për Milunovic me këtë të fundit që nuk fal përballë Vatës.
Pjesa e dytë filloi me Kukësin në sulm. Goli i tretë për skuadrën e Diego Longos nuk vonoi dhe ishtë minuta e 51 ku Feijao arriti të mposhte për të tretën herë portierin Vata duke shënuar kështu dopietë.
Skuadra e Kastriotit reagon ndaj Kukwsit. 61’ Greca shënon një gol spektakolar pas një kundërsulmi të shpejtë me një gjuajtje nga jashtë zonës. Ai sinjalizohet në pozicion jashtë loje dhe duhet shqyrtimi me VAR për të verifikuar nëse goli është i rregullt apo jo. Teknologjia konfirmon vendimin se goli wshtw i parregullt.
Skuadara e Kukësit nuk ndalet dhe shënon edhe golin e 4-të të sfidës, në minutën e 77. Ishte përsëri Fejiao i cili kompletoi kështu edhe tripletën personale duke u shndërruar në protagonistin e sfidës.
Në minutën e 79 vjen dhe goli i parë i Kastriotit, krutanët shkurtojnë diferencën me anë të Mudrazija duke dhënë kështu edhe shenja jete.
86’ Kukësi i pandalshëm në fushë, verilindorët gjejnë edhe golin e pestë me anë të Gjelbrim Taipit, i cili mposhti pwr herw tw pestw portierin Vata.
Në fund të ndeshjes ka vend edhe për një gol tjetër. 90’+2’ Milunoviç niset i vetëm drejt portës kundërshtare dhe gjuan drejt portës por nuk gjen katërkëndorin, por gjyqtari sinjalizon për penallti pas ndërhyrjes ndaj sulmuesit, të cilën e merr përsipër Lulja. Mbrojtësigjuan nga pika e bardhë dhe nuk gabon. 6-1 mbyllet kjo ndeshje me Kukësin që shkon në kuotën e 3 pikëve.
/f.a/abcnews.al