“Jam e mpirë komplet”, Donaldi qëndron pranë Trixës: Nuk ke pse ndihesh në faj

schedule23:07 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 23:07 - 3 Dhjetor, 2021

Puthja e Donaldit me Beatrix është komentuar gjatë kudo. E gjitha kjo prej faktit se aktori tha se kishte rënë dakord me ish të dashurën, Bora Zemani se do të hynte vetëm e do të dilte vetëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Pasi shkëmbeu një puthje me të dhe u duk sikur do të kishte rikthim kur të dilnin jashtë, Donaldi u kujdes që ti dërgonte varësen e tij për të kujtuar datën e lidhjes së tyre. Por puthja dhe afrimiteti me Beatrix ngatërroi gjithçka.

Mbrëmjen e sotme, aktori ka folur rreth të gjitha këtyre situatave. Ai është shprehur se është i ndarë ndërsa Beatrix ka marrë një mesazh nga nëna e saj, gjë që duket se e ka shqetësuar shumë. Pasi ka dalë nga dhoma e rrëfimit, të dy kanë dalë jashtë duke biseduar me njëri-tjetrin.

Donald: Nuk ke pse ndihesh në faj. I vetmi që duhet të ndihet në faj jam unë sepse kisha menduar se e kisha sqaruar këtë gjë.

Beatrix: Jam e mpirë komplet.

Donald: Ashtu isha dhe jam akoma edhe unë.

Beatrix: O zot sa e acaruar ishte mami. Pse duhet të futesha?

Donald: Të njëjtën mendova dhe unë. Gjëja e parë që mendova kështu ishte.

Beatrix: Po ndihem shumë keq. Ndihem njeri shumë i keq. Unë jam më keq se ti. Pse?

Donald: Ato që kam pasur i kam sqaruar. Duhet t’i merrja leje atij njeriut gjë që se kuptoj. Do qetësohesh tani dhe flasim pastaj. Nuk kam bërë asnjë gjë kot për ty. E kuptoj cfarë historie kam pasur, e kuptoj cfarë kam thënë. Thjesht do të sqarohemi./ TCH