Strasburgu akuzon Italine: Politikanet nxisin dhunën, racizmin

schedule12:45 - 25 Janar, 2019

schedule 12:45 - 25 Janar, 2019

Në një raport të miratuar Strasburg, për monitorimin e Italisë, politikanët italianë akuzohen se nxisin urrejtjen, racizmin dhe ksenofobinë. Reagimi nga Roma zyrtare ka qenë i menjëhershëm duke thënë se ky ishte një ofendim i papranueshëm.

Përshkallëzim i nxitjes së urrejtjes nga ana e politikanëve, të racizmit dhe ksenofobisë në fjalimet publike, në mënyrë të vecantë në media dhe në internet. Është ky shqetësimi i Asamblesë Parlamentare të këshillit të Europës. Çdo gjë është shkruar në raportin e monitorimit mbi Italinë, i cili u votua në Strasburg, e që delegacioni Italian u përpoq ta korrigjonte, por pa sukses. Në të dhënat ku bazohet raporti shprehet shqetësimi dhe për mbylljen e porteve italiane për emigrantët.

Lega e Veriut e Mateo Salvinit ka qenë e para që ka reaguar ndaj këtij raporti, duke thënë se është skandaloze dhe e papranueshme që Italia  të akuzohet për sjellje raciste, ksenofobe dhe anti njerëzore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!