Në fshatin Sheper të Zagorisë u zhvillua dëgjesa e radhës me kompaninë lidhur me kërkimet për naftë. Banorët vendas dëgjuan planin e kompanisë hollandeze për testimet që ata kanë ndërmend të kryejnë në ‘Bllokun 4’.
Në këtë degjiese mori pjesë edhe ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Ajo tha se është një zonë e cila në radhë të parë është pasuri natyrore, kultuore dhe turistike. Si e tillë prioritetin e ka në zhvillimin e agroturizmit.
Qeveria e ka shpallur Zagorinë Park Natyror Kombëtar. Dhe vetë kryemnistri Edi Rama ka thënë nuk bën vaki që të ketë kërkime për naftë në Zagori.
Kundër planit për kërkime nafte në Zagori u deklarua zyrtarisht edhe Bashkia Libohovë. /abcnews.al


