Duket se fati nuk ishte në anën e Almës, lojtares së mbrëmjes së sotme në game show-n Kutia 21 në ABC. Në kutinë e saj kishte vetëm 10 euro. Me besimin se brenda kutisë së saj mund të kishte më shumë, ajo i shkoi lojës deri në fund.
Ndërsa në lojë kishin mbetur 500 euro dhe 10 euro, bankeri dha ofertën e 140 eurove. “Çfarë të jetë shkruar, do të vazhdoj deri në fund”, tha Alma para se të hapej dhe kutia e saj. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.
/abcnews.al

